Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘Vrasje të rëndë’.
’Vrasja e rëndë’ ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.
Personat e dyshuar janë:
Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje