Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim – identifikimin e personave të dyshuar

Prishtinë, më 9 shtator 2025
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, bënë publikimin e fotografive të personave të dyshuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje