Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Gjakovë, 20 janar 2026
Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit gjatë fazës së hetimeve të cilat po zhvillohen lidhur me rastin e raportuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” bënë publike fotografinë e personit të dyshuar i cili përkundër thirrjes policore dhe kërkimit në disa lokacione, i njëjti nuk është përgjigjur thirrjes së Policisë dhe gjindet në arrati.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura.
Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje