Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim qytetar dhe informacione për identifikimin e personave të dyshuar

Prishtinë, 04 mars 2025- Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të kryeqytetit, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprat penale;
– Vjedhja e rëndë dhe Vjedhja në tentativë
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të kryeqytetit, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe kapjes sa më të shpejtë të të dyshuarve.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-16
0
Aksidentet Fatale
25
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
2063
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
10
Arrestime
8
Ne Mbajtje