Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkohet një i dyshuar për ‘Vjedhje të rëndë’

Prizren, 08 Shkurt 2024
Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”.
Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura ne Suhareke në Lokalin ‘Halili Agentur’ nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000 euro.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje