Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet mbledhja komemorative në nderim të Heroit – Rreshter Afrim Bunjaku – Održan komemorativni skup u čast heroja – vodnika Afrim Bunjaku

Mbahet mbledhja komemorative në nderim të Heroit – Rreshter Afrim Bunjaku
Prishtinë, më 25 shtator 2023
Sot më datën 25 shtator 2023 me rastin e rënies heroike të rreshterit policor Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë, nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, në Prishtinë është mbajtur mbledhja komemorative si dhe ceremonia e varrimit të tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Me prezencën e tyre, punën dhe shëmbëlltyrën e rreshter Afrim Bunjakut e nderuan, personalitetet më të larta shtetërore si: Presidentja e Republikës se Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, familjarë të heroit, ministra, drejtori i përgjithshëm i PK-së, zëvendësministra dhe deputetë të Kuvendit të RKS-së, kryetarë komunash, përfaqësues nga FSK-ja dhe Doganat e Kosovës, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë e kolegë nga Policia e Kosovës, si dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.
Të pranishmëve në të dyja ceremonitë me nga një fjalë rasti iu drejtuan personalitetet më të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, familjarë të heroit Afrim Bunjaku, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë.
Presidentja e vendit në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për Rreshter Afrim Bunjaku ndau post mortem Urdhrin më të lartë të Republikës, Urdhrin ‘’Hero i Kosovës’’.
Održan komemorativni skup u čast heroja – vodnika Afrim Bunjaku
Priština, 25 septembar 2023
Danas, 25. septembra 2023. godine, povodom herojskog stradanja policijskog vodnika Afrim Bunjaku u selu Banjske, pod patronatom Ministra Unutrašnjih Poslova g-din. Xhelal Sveçla i Generalnog Direktora Policije Kosova pukovnik Gazmend Hoxha, komemorativni skup je održan u Prištini, kao i ceremonija sahrane u selu Samodreže u Vučitrnu.
Svojim prisustvom, rad i lik vodnika Afrim Bunjaku počastile su najviše državne ličnosti kao što su: Predsednica Republike Kosova, Predsednik Skupštine, Premijer Republike Kosova, članovi porodice heroja, ministri, generalni direktor PK-a, zamenici ministara i poslanici Skupštine RKS-a, predsednici opština, predstavnici KBS-a i Carine Kosova, predstavnici Republike Albanije, ambasadori, predstavnici domaćih i međunarodnih institucija, pretpostavljeni i kolege iz Policije Kosova, kao i građani Republike Kosova.
Prisutnima na obe svečanosti obratili su se najviše državne zvanice, Generalni Direktor PK-a, članovi porodice heroja Afrim Bunjaku, muftija Islamske zajednice Kosova, kao i predsednik opštine Vučitrn.
Predsednica zemlje je, u ime građana Republike Kosova, odlikovala vodnika Afrim Bunjaku post mortem najvišim ordenom Republike, Ordenom „Heroja Kosova“.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje