Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës dhe në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral, me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha nga data 05–09 shtator 2025 në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare një delegacion i lartë nga Universiteti Policor i Brandenburgut (Gjermani).

Prishtinë, 9 shtator 2025
Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës dhe në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral, me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha nga data 05–09 shtator 2025 në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare një delegacion i lartë nga Universiteti Policor i Brandenburgut (Gjermani).
Gjatë vizitës, delegacioni përveçse mori pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të ditës së PK-së, i njëjti u prit në takim nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, ku në këtë takim u trajtuan temat dhe projektet e përbashkëta, përparimi i deritanishëm dhe nismat e reja për thellimin dhe avancimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve etj.
Në shenjë mirënjohjeje për forcimin e bashkëpunimit dhe jetësimin e projekteve të përbashkëta, me motivacion për kontributin e veçantë dhe angazhimin e vazhdueshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ndau letër falënderimi për:
dr. Heike Wagner, presidente e Universitetit Policor Brandenburgznj. Imme Krüger, zëvendëspresidentez. Carsten Pranz, drejtor i Qendrës Ndërkombëtarez. Sebastian Krah, drejtor i Zyrës së Presidentes si dheatasheun e Policisë së Kosovës në Gjermani, rreshter Driton Vrajolli, për rolin e tyre të çmuar në lehtësimin dhe konsolidimin e këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm.
Ky vlerësim pasqyron respektin dhe falënderimin e Policisë së Kosovës për kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, duke e ngritur bashkëpunimin në një nivel të ri të profesionalizmit, integritetit dhe vlerave evropiane.
Delegacioni zhvilloi edhe një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku, sipas protokollit zyrtar, vendosi lule në emër të Kushtetutës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe të Universitetit Policor Brandenburg, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri e demokraci.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ta thelluar partneritetin strategjik me Universitetin Policor Brandenburg, duke e shndërruar atë në një model të bashkëpunimit policor dhe akademik në Evropë, në shërbim të sigurisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje