Me rastin e pensionimit të drejtorit tё Drejtorisё Rajonale të Policisë nё Pejё, kolonel Shaban Shala, shprehim mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të rendit, sigurisë publike dhe forcimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Qё nga data 06.09.1999, si gjenerata e parё e Policisё sё Kosovё, kolonel Shala ka dëshmuar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe integritet institucional, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe dinjitet strukturat policore rajonale dhe duke kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët.
Nën drejtimin e tij, janë realizuar aktivitete dhe projekte të rëndësishme në funksion të sigurisë publike, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës.