Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, vizitoi pikën e kalimit kufitar në Vermicë

Prishtinë, 20 mars 2024

Sot me datën 20.03.24 në vendin tonë ka qëndruar z.Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), i cili realizoi një vizitë zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Gjatë kësaj vizite z.Robinson u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor z.Kushtrim Hodaj, Drejtori i Departamentit për Hetime Kolonel Agron Nezaj dhe Drejtori i Departamentit Kufitar Nënkolonel Fehmi Xhata.

Fillimisht z.Robinson u njoftua nga afër lidhur angazhimin policor në luftimin e krimit trans kufitar, trafikimin me narkotik e qenie njerëzore si dhe me procedurën e kalimit kufitar dhe të kontrollit të automjeteve që realizohet në këtë pikë kufitare, e në veçanti për kontrollin e detajuar të automjeteve që bëhet me pajisje të sofistikuara si donacion i INL-it.

Përveç kësaj Drejtori Hoxha, e njoftoj në detaje z.Robinson për sulmin terrorist të ndodhur me 24 shtator 2023 në veri të vendit, më saktësisht në Bajnskë të Mitrovicës, si dhe njëkohësisht e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës. Ndërsa z.Hodaj nga IPK-ja njoftoj lidhur me realizimin e operacionit të suksesshëm antikorrupsion të koduar PIKA, si dhe po ashtu falënderoi z.Robinson për mbështetje ndaj IPK-së.

Në anën tjetër z. Robinson u nda i kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e pranuara, ku për këtë falënderoj Drejtorin Hoxha, z.Hodaj, z.Nezaj dhe z.Xhata, të cilët i siguroi se INL do të vazhdoj me përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje