Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi i trajnimit profesional “Ballafaqimi me turma”

Prishtinë, 29 maj 2026
Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar prezantimi përmbyllës i pjesës praktike dhe teorike të trajnimit “Ballafaqimi me turma” për 65 zyrtarë policorë të NJRSH-së nga regjionet: Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug. Trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e DNJSO-së dhe është zhvilluar në Kampin “Vrella” dhe në QNJS “Enver Zymeri’’, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.
Në kuadër të trajnimit është realizuar edhe skenari praktik për menaxhimin e turmave, ku për ta përcjellur nga afër morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë kolonel Gazmend Hoxha , dhe eprorë të lartë të PK-së.
Drejtori Hoxha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku i përgëzoi zyrtarët dhe instruktorët për realizimin me sukses të trajnimit, duke treguar një nivel të lartë të profesionalizmit në menaxhim me turma dhe vënie në kontrollë të situatës së sigurisë, dhe njëkohësisht theksoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyryarëve policorë e në veçanti të njësive të specializuara.
Policia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICE POLICE PCUICT FQUCE POLICE"
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎SblikaKoso blika Koso MinistriaePunévele Polir traknill trasnp Policija PolicijaKosova KOsov KOSOLA ΚΟν PO POLLNY OL LICE اد= oτKP‎"‎Mund të jetë një imazh i tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICE POLICE POLICE"Mund të jetë një imazh i teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje