Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 24-vjetorit të themelimit të PK-së, pas garës sportive në futboll është realizuar edhe gara në volejboll

Me datën 03.09.2023, në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është zhvilluar gara sportive në volejboll, për nder të 24-vjetorit të Policisë së Kosovës.
Ky turne është organizuar në nivel të lartë profesional, me refer të Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Në këtë garë sportive në​ volejboll kanë marrë pjesë 7 ekipe nga drejtori të Policisë së Kosovës.
Rezultatet finale kanë dhuruar këtë renditje përfundimtare:
Vendi i parë DPP-Prishtinë,
Vendi i dytë DNJS-DPP,
Vendi i tretë DRP-Peja.
Gara ka filluar sipas planifikimeve të bëra nga Këshilli Organizativ, ku hapjen e ka bërë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA .
Turneu ka përfunduar me ceremoni të shpërndarjes së medaljeve dhe kupave.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0KEoeBjZLKryiUqwjjbwFfz3WnHDNtLxBLgmihhGLTz7bwN1VdhiaX3o5qnpaxNojl
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje