Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në shenjë falënderimi Policia ndan mirënjohje për personelin mjekësor

Prishtinë, më 3 janar 2025
Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, priti në një takim zyrtar drejtorin e QKUK-së, z. Osman Hajdari dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së Dr. Ardian Shefkiu, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtorë të klinikave të ndryshme mjekësore.
Në shenjë mirënjohje për kontributin e treguar, në ofrimin e përkrahjes shëndetësore ndaj punonjësve të PK-së, drejtori Hoxha, ndau shatë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësorë.
Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-10
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
52
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
16
Ne Mbajtje