Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Kolegjit UBT

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së mëtejme dhe zhvillimit të kapaciteteve dhe burimeve njerëzore në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit, me datë 23.09.2025 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, respektivisht me Kolegjin UBT.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel.Gazmend Hoxha bashkë me bashkëpunëtorët e tij priti në një takim përfaqësuesin e institucionit të lartcekur, ku përveq marrëveshjes së nënshkruar ndër të tjera u diskutua edhe për vendosjen e formave të reja të bashkëpunimit reciprok, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për ngritjen kapaciteteve dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, arsimimin, trajnimin profesional, shkëmbimin e përvojave akademike dhe praktike në mes palëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e sigurisë publike dhe arsimit të lartë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë hapa për mbështjetjen e pjestarëve të PK-së në fushën e ngritjes së nivelit profesional dhe avancimit të mëtejm të tyre.

 

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje