Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nga data 12 e deri më 23 shtator, zyrtarë të Policisë të Kosovës dhe agjencive të tjera në vend, morën pjesë në kursin për Hetimin e Devijimeve Kimike dhe Laboratorët Klandestinë të koordinuar nga ICITAP-i dhe të financuar nga Qeveria e SHBA-së. Trajnimi është realizuar nga agjentë specialë dhe një kimist nga Departamenti për Trajnime Ndërkombëtare nga Administrata për Luftë kundër Drogave që është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Nga data 12 e deri më 23 shtator, zyrtarë të Policisë të Kosovës dhe agjencive të tjera në vend, morën pjesë në kursin për Hetimin e Devijimeve Kimike dhe Laboratorët Klandestinë të koordinuar nga ICITAP-i dhe të financuar nga Qeveria e SHBA-së. Trajnimi është realizuar nga agjentë specialë dhe një kimist nga Departamenti për Trajnime Ndërkombëtare nga Administrata për Luftë kundër Drogave që është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Kursi i ndarë në blloqe me trajnimin dyjavor, edukoi pjesëmarrësit për identifikimin e trendeve për devijimet kimike/prekursorëve, hetimin e kompanive kimike, përdorimin e pajisjeve për mbrojtje personale, zbutjen e kërcënimit dhe rrezikut në vendin e ngjarjes, mbledhjen dhe përpunimin e provave nga laboratorët e rrezikshëm klandestinë.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit u certifikuan për të punuar në mjedise të rrezikshme dhe për t’i zbatuar protokollet shëndetësore dhe të sigurisë. Instruktorët e DEA-së dhe pjesëmarrësit e vlerësuan kursin si një hap të madh përpara në aftësinë e Kosovës për të hetuar në mënyrë të sigurt laboratorët e rrezikshëm klandestinë të drogës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të PK-së dhe atasheu i ICITAP-it në Kosovë dhanë fjalët hyrëse dhe mbyllëse, duke përfshirë edhe dorëzimin e certifikatave për studentët.
Në fjalën e tij, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të PK-së, z. Hoti, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe ndihmën nga ICITAP-i dhe DEA për ofrimin e trajnimit.
Od 12 do 23 septembra, službenici Policije Kosova i drugih agencija u zemlji učestvovali su na kursu o Istrazi Diverzije Hemikalija i Tajnim Laboratorijama koji je koordinisao ICITAP i finansirala Vlada SAD.
Obuku su sproveli specijalni agenti i hemičar iz Departmana za Međunarodnu Obuku iz Uprave za Borbu Protiv Droge, koja je održana u Kosovskoj Akademiji za Javnu Bezbednost u Vučitrnu.
Kurs, podeljen u blokovima dvonedeljne obuke, edukovao je učesnike o identifikovanju trendova u hemijskim skretanjima/prekursorima, istraživanju hemijskih kompanija, korišćenju lične zaštitne opreme, ublažavanju pretnje i rizika na mestu događaja, prikupljanju i obrada dokaza iz tajnih opasnih laboratorija.
Nakon završene obuke, učesnici su sertifikovani za rad u opasnim sredinama i za primenu zdravstvenih i bezbednosnih protokola. Instruktori DEA i učesnici pozdravili su kurs kao veliki korak napred u sposobnosti Kosova da bezbedno istražuje opasne tajne laboratorije za drogu. Vršilac dužnosti generalnog direktora PK-a i ataše ICITAP-a na Kosovu dali su uvodne i završne reči, uključujući i uručenje sertifikata studentima.
U svom govoru, vd generalnog direktora PK-a gdin. Hoti je izrazio zahvalnost na podršci i pomoći ICITAP-a i DEA u pružanju obuke.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje