Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 15 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Podujevës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;
· Vjedhja e rëndë , konform nenit 315, të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja e rëndë” të ndodhur më 06.11.2024, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc në Podujevë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
App: Lajmero Policine
Tel: 192
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje