Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se është në kërkim të personit të dyshuar për vepër penale:
Kategoria e veprës penale:
Neni 267 – Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Të dhënat e personit të kërkuar:
Emri, mbiemri: Fidan Husmani
Emri i babait: Isak
Vendi i lindjes: Antwerp – Belgjikë
Datëlindja: 22.04.1997
Komuna: Ferizaj
Pesha: 90 kg
Gjatësia: 170 cm
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ngjyra e syve: Kafe
Thirrje për bashkëpunim
Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në:
Stacionin më të afërt policor,
Numrat kontaktues: 192 ose 038 550 999 (nga telefoni fiks dhe mobil)