Prishtinë, 22 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë – Stacioni policor Jugu, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, publikon fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale;
“Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 321, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.
Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.