Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përurohet Nënstacioni Policor në Orllan – një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe fuqizimit të partneritetit me qytetarët

Prishtinë, 3 qershor 20206
Policia e Kosovës, në funksion të zbatimit të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, vazhdon të rrisë kapacitetet e saj njerëzore dhe infrastrukturore, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për të gjithë qytetarët.
Sot u mbajt ceremonia e përurimit të Nënstacionit Policor në Orllan të Podujevës, një projekt me rëndësi të veçantë për avancimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve policore në këtë zonë.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si dhe eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës po punon me intensitet të madh në implementimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, andaj edhe përurimi i këtij nënstacioni përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht thellon bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin lokal, duke avancuar drejtperdrejtë në zbatimin e strategjisë së lartcekur.
Nënstacioni Policor në Orllan dhe nënstacionet tjera policore do të kontribuojën drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike, forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe në ofrimin e shërbimeve policore më të shpejta, më efikase dhe më të afërta për qytetarët.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë, rendit publik dhe ndërtimin e besimit të vazhdueshëm me qytetarët në çdo pjesë të vendit.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje