Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës mbajtën konferencën ndërkombëtare në të cilën mori pjesë bordi i drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP)

Prishtinë, 10 mars 2020

Policia e Kosovës në partneritet me Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës ishte nikoqire e konferencës ndërkombëtare disa ditore (07-10 mars 2020) e mbajtur në Kosovë, ku ka pritur bordin e drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP). Takimi i këtij niveli u mbajt për herë të parë në rajonin e Ballkanit në 105 vjet histori të kësaj shoqate policore prestigjioze që ka shtrirje pothuajse në gjithë botën. Kjo ishte një mundësi e mirë për promovimin e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti të gruas në Policinë e Kosovës për t’u promovuar në arenën ndërkombëtare.

 

Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës në agjendën e saj disa ditore ka paraparë zhvillimin e punimeve në panele të ndryshme, ku panelistë kanë qenë personalitete të niveleve të ndryshme si, z.Agim Veliu ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Rashit Qalaj drejtor i Përgjithshëm i PK-së, ish presidentja e RKS-së znj.Atifete Jahjaga, zëvendës ambasadori Amerikan z.Nick Giacobbe, deputet të RKS-së, përfaqësues nga zyra për barazi gjinore e kryeministrit, znj.Natalia Apostolova shefe e zyrës së BE-së, znj.Kimberly Rifle menaxhere e programit në ICITAP, z.Hilmi Jashari Avokat i Popullit, përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovës, kryetarët e shoqatës së PK-së dhe IAWP-së, si dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

 

Në këtë konferencë përveç tjerash nga ekspertë të fushave të ndryshme u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë dhe rolin e femrave në polici, sfidat në rekrutimin e femrave në institucione të sigurisë dhe barrierat për avancimin e tyre, kuptimi i policimit të bazuar në gjini si mundësi për zhvillimin e përgjegjshmërisë gjinore në polici, qasja policore e përqendruar tek viktimat gjatë proceseve si dhe menaxhimi i rasteve, rastet e dhunës në familje, trafikimi me qenie njerëzore, dhuna dhe abuzimi lidhur me teknologjinë dhe radikalizmin e dhunshëm si dhe tema të ndryshme.

 

Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët, drejt fuqizimit të institucionit policor dhe në veçanti fuqizimit të rolit të gruas në polici. Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës i falënderon partnerët ndërkombëtarë, si OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje