Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës me një ceremoni përkujtimore nderon të rënët në detyrë si dhe bëri emërtimin e kampit nga Belvedere në emrin e Heroit Enver Zymeri

Prishtinë, më 26 korrik 2023
Sot më datë 26 korrik 2023, me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, Policia e Kosovës mbajti ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për njëzet e dy (22) heronjtë e Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe u rreshtuan njësitë e ndryshme policore në nderim të kolegëve të rënë në detyrë, të cilët dhanë atë më sublimen, jetën e tyre në shërbim të atdheut.
Me këtë rast, personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë, fillimisht bënë homazhe pran Lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës në Prishtinë, më pastaj kanë vazhduar me homazhe duke vendosur lule te vendi i rënies në detyrë të Heroit Enver Zymeri me 26 korrik 2011.
Ceremonia përmbyllëse u realizuar në ish-kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, ku Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmen Hoxha iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë rasti, si dhe së bashku me të birin e Enver Zymerit, Sokol Zymeri, zbuluan pllakën me emërtimin e ri të këtij kampi, i cili nga sot do ta mbajë emrin QENDRA E NJËSIVE SPECIALE TË POLICISË SË KOSOVËS ENVER ZYMERI.
Lavdi Heronjve!

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje