Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranoi donacion pesë furgonë nga shteti gjerman

Prishtinë, 22 maj 2023
Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë (5) automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë z. Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.
Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.
Ministri z. Sveçla dhe zëvendësdrejtori z. Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje