Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranon donacion nga OSBE-ja poligonin e Njësisë me qen – K9

Prishtinë, 27 shtator 2023
Sot, me datën 27 shtator 2023, në Kampin e Njësive Speciale ‘Vrella’, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, pranuan donacion poligonin e sapondërtuar për trajnimin e Njësisë me qen (K-9), e cila u dorëzua nga ambasadori i OSBE-së, misioni në Kosovë, z. Davenport. Ceremoninë e pranimit të donacionit e nderuan me prezencën e tyre ambasadori i Gjermanisë z. Rohde, përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ambasadës franceze si dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
Poligoni së bashku me pajisjet e specializuara për përdorimin e Njësisë K-9 është ndërtuar në kuadër të projektit “Mbështetje për forcimin e kapacitetit të Njësisë me qen (K-9) të PK-së, për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca dhe Norvegjia.
Me këtë rast drejtori Hoxha shprehu falënderim të veçantë për misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe partnerët përkrahës financiar të projektit si: Bashkimi Evropian, ambasada e Gjermanisë, ambasada e Francës si dhe e Norvegjisë. Ky poligon stërvitor do t’i shërbejë PK-së në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe taktike në luftimin e të gjitha akteve kriminale, e në veçanti luftimin e përdorimit ilegal të armëve të vogla dhe të lehta, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vendin. Policia e Kosovës synon të jetë lider në rajon, në ngritje të kapaciteteve me Njësinë K9 si dhe ofrimin e trajnimeve për njësitë me qen edhe për agjensionet tjera në Kosovë si dhe në rajon me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe avancimit të kontributit të PK-së në sigurinë rajonale.
Ambasadori i OSBE-së Misioni në Kosovë theksoi: Sot, si kurrë më parë, është me rëndësi jetike që të forcohen kapacitetet për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve të paligjshëm. Ky është prioritet i lartë për Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe për OSBE-në në tërë rajonin. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që OSBE-ja e ka me Policinë e Kosovës në këtë fushë, me mbështetje të Gjermanisë, Francës, Norvegjisë dhe BE-së. Është kënaqësi që bashkërisht i dorëzojmë PK-së Poligonin e ri dhe modern të trajnimit për Njësitë K9, duke shfrytëzuar potencialin e qenve të trajnuar mirë për të zbuluar dhe zmbrapsur tregtinë e paligjshme të AVL-ve.
Gjatë ceremonisë së donacionit, në poligon nga njësia me K9 u demonstrua një ushtrim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje