Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pranon donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga ambasada gjermane

Policia e Kosovës pranon donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga ambasada gjermane
Prishtinë, më 19 Janar 2024
Me datën 19 janar 2024, përmes ceremonisë zyrtare ku morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Rohde si dhe menaxhmenti i lartë i PK-së, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me vetura si dhe pajisje të teknologjisë për Policinë e Kosovës nga shteti gjerman, gjegjësisht Ambasada Gjermane në Kosovë.
Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Hoxha, ndër të tjera tha se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj Ambasadës Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale, logjistike dhe të teknologjisë. Përkrahja nga partneret tanë ndërkombëtarë do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.
Ambasadori i Gjermanisë z. Rohde theksoi: “Automjetet dhe pajisjet e dhuruara janë pjesë e një bashkëpunimi, brenda të cilit Policia Federale Gjermane ndanë teknologjinë më moderne dhe taktikat hulumtuese, duke e forcuar përkushtimin e Kosovës për të siguruar kufijtë e saj dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjithë rajonit.”
Ambasada e Republikës së Gjermanisë si partnerë i përhershëm i Policisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit 2022 dhe 2023 ka përkrahur Policinë e Kosovës, më konkretisht Policinë Kufitare në ngritje të kapaciteteve operacionale dhe logjistike me 59 vetura, 5 kombi-bus dhe 10 motorë të terrenit, në fushën e teknologjisë informative me 130 kompjuter, 16 llaptop, laborator për pikën kufitare Hani i Elezit, projektorë, pajisje të ndryshme për kontrollimin e dokumenteve dhe skenimin e veturave gjatë kontrollit në kufi, dylbi, kamera termike, detektor për identifikim te njerëzve dhe pajisje tjera .
Poashtu një kontribut të veçantë nga ambasada gjermane, policia kufitare ka pranuar në ngritjen edhe të kapaciteteve të burimeve njerëzore ku janë mbajtur 20 trajnime të ndryshme me pjesëmarrje të mbi 150 zyrtarëve policorë.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për ambasadën e Gjermanisë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së, e cila vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.
Policija Kosova je primila donaciju vozila i tehnološke opreme od Nemačke Ambasade
Priština, 19 januar 2024
Dana 19. januara 2024. godine, na svečanoj ceremoniji na kojoj su prisustvovali generalni direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend Hoxha, ambasador Nemačke na Kosovu g-din. Rohde, kao i više rukovodstvo PK-a, potpisana je primo-predaja donacije vozila i tehnološke opreme za Policiju Kosova od strane nemačke države, odnosno Nemačke Ambasade na Kosovu.
Generalni direktor, pukovnik Hoxha, između ostalog je rekao da je Policija Kosova zahvalna Ambasadi Nemačke na kontinuiranoj podršci u unapređenju operativnih, logističkih i tehnoloških kapaciteta. Podrška od strane naših međunarodnih partnera imaće pozitivan uticaj na borbu protiv svih kriminalnih dela, direktno će pomoći u sprovođenju policijskih aktivnosti na terenu, kao i povećati efikasnost policijskog rada u mnogim oblastima.
Ambasador Nemačke g-din. Rohde istakao je: „Donirana vozila i oprema su deo saradnje, unutar koje Nemačka Savezna Policija deli najsavremeniju tehnologiju i istraživačke taktike, jačajući posvećenost Kosova u obezbeđivanju svojih granica i doprinosu bezbednosti celog regiona”.
Ambasada Republike Nemačke kao stalni partner Policije Kosova tokom poslednje dve godine 2022. i 2023. podržala je Policiju Kosova, tačnije Graničnu policiju u izgradnji operativnih i logističkih kapaciteta sa 59 vozila, 5 mini-busa i 10 terenskih motora, u oblasti informacionih tehnologija sa 130 kompjutera, 16 laptopa, laboratorija za graničnu tačku Elez Han, projektori, razni uređaji za proveru dokumenata i skeniranje automobila tokom granične kontrole, dvogledi, termo kamere, detektori za identifikaciju ljudi i drugu opremu.
Takođe, poseban doprinos nemačke ambasade, granična policija je primila u podizanju kapaciteta ljudskih resursa gde je održano 20 različitih obuka uz učešće preko 150 policijskih službenika.
Policija Kosova izražava zahvalnost nemačkoj ambasadi, na njenoj kontinuiranoj podršci PK-a koja nastavlja da ostaje posvećena ispunjavanju svoje vizije i misije u službi zemlje i građana bez razlike.
Kosovo Police receives the form German Embassy a donation of vehicles and technological equipment
Prishtinë, January 19, 2024
On 19.01.2024, in an official ceremony attended by the General Director of Kosovo Police, Colonel Gazmend Hoxha, the ambassador of Germany in Kosovo, Mr. Rhode as well as the senior KP management, was signed the handover of the donation of vehicles and technological equipment for Kosovo Police from the state of Germany, respectively the German Embassy in Kosovo.
The General Director, Colonel Hoxha, amongst the others said that Kosovo Police is grateful to German Embassy for the ongoing support for Kosovo Police in advancing the operational, logistic and technological capacities. The support from out International partners will positively impact in combating the criminal activities and also will directly help us on carrying out police activities in the field as well as increase the efficiency of police work in many fields.
The ambassador of Germany Mr. Rhode emphasized: “The donated vehicles and equipment are part of a cooperation where German Federal Police donates the latest technology and research tactics, strengthening the commitment of Kosovo to secure its borders and also contributes in the security of the entire region”.
The Embassy of the Republic of Germany as a permanent partner of Kosovo Police, on recent years 2022 and 2023, has supported Kosovo Police, respectively the Border Police, on increasing the operational and logistic capacities with 59 vehicles, 5 mini-buses and 10 motorcycles for operating in the field, while in the field of information technology has donated 130 computers, 16 laptops, a laboratory for the border crossing point Hani i Elezit, projectors, various equipment for controlling documents and scanning vehicles, binoculars, thermal cameras, detectors for identifying people and other equipment.
The German Embassy has also given a special contribution for border police in increasing the human resources capacities, where 20 various trainings have been held with over 150 police officers attendants.
Kosovo Police expresses its gratitude to the German Embassy, for the ongoing support for KP, which remains committed in fulfilling its mission and vision in serving the country and its citizens, regardless.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje