Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës shënon 24 vjetorin e themelimit të saj përmes aktiviteteve të ndryshme

Prishtinë 6 shtator 2023
Policia e Kosovës me aktivitete të ndryshme, të filluara ditë më parë e të përfunduara sot, ka shënuar 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve të këtij shënimi, ditë më parë janë mbajtur gara sportive (futboll, volejboll e qitje me armë). Kurse, sot më 6 shtator 2023 (datë e themelimit të PK-së), janë shënuar një varg aktivitete gjatë tërë ditës. Sot në të gjitha stacionet policore është aplikuar ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar kishin mundësinë të vizitojnë stacionet policore të PK-së.
Nga ora 10:00 deri në ora 13:00, në ‘Sheshin Ibrahim Rugova” dhe në ‘Sheshin Skënderbeu” në kryeqytet, qytetarë të shumtë vizituan njësitet e ndryshme policore dhe disa nga pajisjet që përdorë policia. Vizita këtyre njësive u bëri edhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla.
Aktivitetet përmbyllëse të shënimit të kësaj ngjarjeje u shënuan me një ceremoni zyrtare ku morën pjese përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare. Të pranishmëve iu drejtuan: drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, zëvendëskryeministrja e Kosovës znj. Emilija Rexhepi, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, ish drejtori i parë i PK-së z. Sheremet Ahmeti dhe rreshteri Anton Cena si zyrtar policor i gjeneratës së parë të PK-së.
Policia e Kosovës edhe në këtë përvjetor kujton e nderon kontributin e sakrificën sublime të pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës gjatë këtyre 24 viteve.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje