Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Punëtoria e radhës “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, po mbahet në rajonin e Prizrenit

Prishtinë, 16 maj 2023
Punëtoria e radhës e Policisë së Kosovës, e mbështetur dhe e përkrahur nga OSBE-ja, po mbahet në rajonin e Prizrenit.
Sikurse edhe në punëtoritë tjera, morën pjesë stafi i lartë menaxhues nga PK-ja, të cilët i njoftuan të pranishmit lidhur me konkursin e hapur për zyrtarë policorë, për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Të pranishmit në këtë punëtori, të cilët njëherit janë edhe aplikantë për inkuadrim në PK, u njoftuan lidhur me procedurat policore, kriteret e konkursit dhe fazat testuese të cilave duhet t’iu nënshtrohen.
Punëtoria “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, ka për qëllim të informojë dhe njëherit të sensibilizojë të gjithë qytetarët e komuniteteve pakicë, meshkuj e femra, që të shfrytëzojnë këtë mundësi e cila iu është ofruar, që të punësohen në institucionin më të besuar dhe më transparent në vend, t’i shërbejnë vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.
Shërbimi ndaj vendit dhe komunitetit është mision fisnik, ku Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha minoritetet në Kosovë.
Punëtoritë e organizuara po dëshmojnë interesimin e vazhdueshëm të qytetarëve për aplikim, andaj punëtori dhe aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në rajonet tjera.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje