Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot më datë 27.04.2022, Policia e Kosovës në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, ka pranuar një donacion nga Ambasada e Zvicrës me pajisje biometrike për Policinë Kufitare. Pranim- dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga Drejtor i Departamentit për Kufi z. Ragip Bunjaku si dhe znj. Eva Kitzler shefe e ICPMD për Ballkan.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, Ambasadori i Zvicrës z. Kolly si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti të cilët iu drejtuan të pranishmëve me një fjalë rasti. Ky donacion e dëshmon bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës dhe partnerëve tanë siç është Ambasada e Zvicrës e cila më këtë donacion të pajisjeve të specializuara po ndihmon në avancimin dhe ngritjen profesionale të kapaciteteve të Policisë së Kosovës. Pajisjet do të shërbejnë në parandalimin dhe identifikimin e migrimit të parregullt si dhe personave tjerë të dyshimtë, e që ndikon edhe në sigurinë e përgjithshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje