Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot , më datën 13.02.2023, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të e Policisë së Republikës së Kosovës

Sot , më datën 13.02.2023, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të e Policisë së Republikës së Kosovës.
Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqësia e Saj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqësia e Tij, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, zëvendësministra, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot. Në këtë ceremoni përveç ndarjes së certifikatave për 433 kadetë policorë, nga Ministri i Punëve të Brendshme u bë edhe ndarja e dy medaljeve për meritë, për Kryesuesin e Misionit të OSBE në Kosovës, Ambasadorin Davenport si dhe znj. Kimberly Riffe- Atashe për Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale, të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.
Personalitetet e larta shtetërore dhe u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Hoti, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje