Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Stërvitje e përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Prishtinë, 25 nëntor 2024
Më 25 nëntor 2024, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, realizuan një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë. Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje