Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takohen krerët e dy policive, nga Kosova dhe Greqia

Prishtinë, 06 maj 2022
Konferenca Rajonale e Drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, po tregohet mjaft e rëndësishme në krijimin e urave lidhëse për bashkëpunim ndërmjet organizatave policore në luftën ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, si dhe në realizimin e takimeve ndërmjet krerëve të organizatave policore.
Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral me shefin e përgjithshëm të Policisë së Greqisë z.Konstantinos Skoumas, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët për të dy vendet.
Kryesisht diskutimet janë fokusuar në krijimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet edhe përmes takimeve të ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të luftës ndaj krimit të organizuar dhe sigurisë rajonale.
Ky takim rezultoi të jetë mjaft i frytshëm dhe pozitiv, përmes së cilit pritet të rritet edhe më tej bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë ndërmjet dy policive.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje