Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Fehmi Hoti, në natën e ndërrimit të mot moteve vizitoi zyrtarët policorë në detyrë

Prishtinë 1 janar 2023
Sikurse ç’do vit, festat e fund vitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse ç’do vit Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë në kryerje të detyrës, duke u angazhuar me përkushtim për të garantuar rendin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë në mbarë vendin.
Në këtë natë festive të vitit të ri, për të qenë pran tyre dhe për ti përkrahur nga afër, u.d. drejtori z.Hoti vizitoi pikën kufitare në “Merdare”, stacionin policor “Jugu ” në Prishtinë dhe njësitet patrulluese në terren.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë pak momente festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për ti falënderuar për punën e tyre, si dhe për ti inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale.
U.d. Drejtori Fehmi Hoti, në emër të Policisë së Kosovës ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e po ashtu të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje