Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vizitohet zona kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe ajo e liqenit të Ujmanit

Prishtinë, 03 shkurt 2024
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar z. Fehmi Xhata, vizituan zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit.
Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave.
Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje