‘Rruga e malit 3’ parandalon raste të reja të kontrabandës me mallra
Policia Kufitare është duke zbatuar një plan operativ ‘Rruga e malit 3’, në të cilin parashihen aktivitete të planifikuara dhe aktivitete shtesë në parandalim të kontrabandës dhe akteve tjera kriminale ndërkufitare.
Në tri raste të ndara policët kufitarë kanë parandaluar kontrabandën me mallra, me ç’rast është konfiskuar sasi e duhanit pa banderolë si dhe sasi e mishit.
Më datën 24.06.2025 në fshatin Korminjan, është ndaluar automjeti ku është vërejtur se i njëjti kishte duhan pa banderola në qese të zeza najloni të llojeve të ndryshme me peshë të përgjithshme gjithsej 275 kg. Në lidhje me rastin, iniciohet rasti ‘kontrabandë me mallra’, ku malli dhe vetura konfiskohen dhe i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Në dy rastet tjera, më datën 25.06.2025, në fshatin Korminjan, janë ndaluar dy automjete: njëri me targa të Serisë, tjetri automjet pa targa, ku gjatë kontrollit të ngarkuar në njërin automjet është hasur mish dhe produkte të tjera: mish i bluar për skarë 700 kg dhe virshlle 20 kg, kurse në automjetin tjetër mish i bluar për skarë 200 kg, birra Tuborg 0.5l 200 shishe.
Për rastin është njoftuar inspektori i AUV-it, kurse automjetet dhe malli dorëzohen në Doganën e Kosovës tek Dheu i Bardhë.
Malli (mishi) po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare në këtë kohë të nxehtë duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve.
“Planina put 3” sprečava nove slučajeve krijumčarenja robe
Granična policija sprovodi operativni plan “Planina put 3”, kojim su predviđene planirane i dodatne aktivnosti u cilju sprečavanja krijumčarenja i drugih prekograničnih krivičnih dela.
U tri odvojena slučaja granični policajci su sprečili krijumčarenje robe, pri čemu je zaplenjena količina duvana bez akciznih markica, kao i količina mesa.
Dana 24.06.2025. u selu Korminjan, zaustavljeno je vozilo u kojem je primećeno da se nalazi duvan bez akciznih markica, upakovan u crne najlonske kese raznih vrsta, ukupne težine 275 kg. U vezi sa slučajem, pokreće se predmet “krijumčarenje robe”, a roba i vozilo se oduzimaju i predaju Carini Kosova.
U druga dva slučaja, dana 25.06.2025. u selu Korminjan, zaustavljena su dva vozila: jedno sa srpskim registarskim oznakama, drugo vozilo bez registarskih oznaka, pri čijoj kontroli je u jednom vozilu pronađeno meso i drugi proizvodi: mleveno meso za roštilj 700 kg i viršle 20 kg, dok je u drugom vozilu pronađeno mleveno meso za roštilj 200 kg, pivo Tuborg 0.5l – 200 flaša.
O slučaju je obavešten inspektor AUV-a, dok su vozila i roba predata Carini Kosova na prelazu Dheu i Bardhë/Končulj.
Roba (meso) se prevozila u opasnim sanitarnim uslovima u ovom toplom periodu, čime se ugrožava i zdravlje građana.
‘Mountain Road 3’ prevents new cases of smuggling of goods
The Border Police is implementing an operational plan ‘Mountain Road 3’, which foresees planned and additional activities in the prevention of smuggling and other cross-border criminal acts.
In three separate cases, border police officers have prevented smuggling of goods, in which case a quantity of tobacco without a banderol and a quantity of meat were confiscated.
On 24.06.2025 in the village of Korminjan, a vehicle was stopped where it was observed that the same had tobacco without a banderol in black nylon bags of various types with a total weight of 275 kg. In connection with the case, a case ‘smuggling of goods’ is initiated, where the goods and the vehicle are confiscated and handed over to Kosovo Customs.
In two other cases, on 25.06.2025, in the village of Korminjan, two vehicles were stopped: one with serbian license plates, the other a vehicle without license plates, where during the inspection of one vehicle, meat and other products were found: 700 kg of ground meat for grilling and 20 kg of sausages, while in the other vehicle 200 kg of ground meat for grilling, 200 bottles of Tuborg beer 0.5l.
The AFV inspector was notified of the case, and the vehicles and the goods were delivered to the Kosovo Customs at Dheu i Bardhë.
The goods (meat) were being transported in dangerous sanitary conditions in this hot weather, endangering the health of citizens.