Shkatërrohen 763 armë të vogla dhe të lehta
Prishtinë, 26 shtator 2025
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore dhe vendimit të gjykatave, sot më 26 shtator 2025, Policia e Kosovës (PK) ka kryer shkatërrimin e radhës të armëve të vogla dhe të lehta të konfiskuara gjatë realizimit të detyrave operativo-hetimore.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga ambasadat: gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë institucionalë nga ministria dhe PK-ja.
Drejtori HOXHA dhe z. QUEIRÓS gjatë fjalimit të tyre potencuan se ky aktivitet është një moment shumë i rëndësishëm në pasqyrimin e angazhimit, përkushtimit dhe kontributit të Policisë së Kosovës për avancimin e qëndrueshëm të sigurisë. Ky shkatërrim i armëve të konfiskuara është rezultat i punës dhe përkushtimit të madh të PK-së ndaj sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.
Misioni i Policisë së Kosovës shtrihet përtej zbatimit të ligjit dhe përfshinë ndërtimin e besimit në shoqëri, nxitjen e bashkëpunimit dhe krijimin e një mjedisi të sigurt nga frika dhe dhuna, si dhe u apelua që të shmanget përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në ceremoni festive.
Ky aktivitet është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALW) të paligjshme dhe municionit të tyre.
763 small and light weapons destroyed
Pristina, September 26, 2025
After completing all the required legal procedures and the court’s decision, today on September 26, 2025, the Kosovo Police (KP) has carried out the destruction of the small and light weapons confiscated during the implementation of operational-investigative tasks.
The weapons destruction ceremony was attended by the General Director of the Kosovo Police, Colonel Gazmend HOXHA, Mr. Nuno QUEIRÓS, UNDP Permanent Representative in Kosovo, representatives from the EU Office in Kosovo, representatives from the German, French, Swedish, British, Dutch, Norwegian embassies, as well as senior institutional officials from the ministry and the KP.
Director HOXHA and Mr. QUEIRÓS during their speech emphasized that this activity is a very important moment in reflecting the commitment, dedication and contribution of the Kosovo Police for the sustainable advancement of security. This destruction of confiscated weapons is the result of the great work and dedication of the KP towards the rule of law and public security.
The mission of the Kosovo Police extends beyond law enforcement and includes building trust in society, promoting cooperation and creating a safe environment from fear and violence, appealing to avoid the use of weapons in general and in festive ceremonies in particular.