Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane realizojnë ushtrim në shkallë të gjerë për reagim ndaj krizave
Prishtinë, 10 dhjetor 2025
Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me ambasadën Amerikane në Prishtinë, njofton opinionin publik se të premten, më 12 dhjetor nga ora 15:00 -21:00, do të realizoj një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.
Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës.
Pjesëmarrja në këtë ushtrim do të përfshijë, prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, përdorim të shtuar të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme policore siç janë altoparlantët, sirenat e mjetet të ndryshme logjistike policore.
Pra ky do të jetë vetëm një ushtrim e jo veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë.
Për ndonjë informacion apo udhëzim shtesë mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192, ose në
[email protected] si dhe të ndiqni faqet zyrtare të Policisë së Kosovës.
The Kosovo Police and the US Embassy conduct a large – scale exercise on reaction to crisis
Prishtina, 10th of December 2025
Through this official information, the Kosovo Police, in close cooperation and coordination with the American Embassy in Pristina, informs the public opinion that on Friday, 12th of December from 15:00 -21:00, it will conduct a wide-scale exercise in Pristina, including the area near the American Embassy building, which is located in the Arbëria neighborhood in Pristina.
Joint exercises of the Kosovo Police and the American Embassy are a factor of the further strengthening of cooperation in security and ensuring readiness in managing and responding to emergency situations and any possible incident in Kosovo.
This exercise aims to test the response time, effectiveness and efficiency of officers and official equipment, as well as communication and coordination between relevant units and institutions in emergency situations, when it is required to guarantee a safe environment for citizens, diplomatic staff and institutions of Kosovo.
The participation in this exercise will include an increased presence of Kosovo Police and US Embassy security personnel, increased use of various police vehicles and equipment such as loudspeakers, sirens and various police logistics vehicles.
Therefore, this will only be an exercise and not a police action against a real incident, therefore we request full cooperation and understanding from citizens and in particular from traffic participants, during this period we call them to avoid traffic in the area around the US Embassy in Pristina – Arbëria neighborhood, due to the development of the exercise and the temporary interruption of traffic on several road segments in that area.
For any additional information or instruction you can reach Kosovo Police in the number 192, or at
[email protected] as well as you follow official sites of Kosovo Police.
Policija Kosova i Ambasada Sjedinjenih Američkih Država realizuju obimnu vežbu reagovanja u kriznim situacijama
Priština, 10. decembar 2025.
Ovim zvaničnim obaveštenjem, Policija Kosova, u bliskoj saradnji i koordinaciji sa Ambasadom Sjedinjenih Američkih Država u Prištini, obaveštava javnost da će u petak, 12. decembra, u periodu od 15:00 do 21:00 časova, biti realizovana obimna vežba u Prištini, uključujući i područje u blizini objekta Ambasade SAD, koja se nalazi u naselju Arbëria u Prištini.
Zajedničke vežbe Policije Kosova i Ambasade SAD predstavljaju pokazatelj daljeg jačanja saradnje u oblasti bezbednosti, sa ciljem unapređenja spremnosti za upravljanje i reagovanje u vanrednim situacijama i eventualnim incidentima na Kosovu.
Cilj ove vežbe je testiranje vremena reagovanja, efektivnosti i efikasnosti službenika i opreme, kao i unapređenje komunikacije i koordinacije između relevantnih jedinica i institucija u vanrednim situacijama, u kojima je potrebno obezbediti sigurno okruženje za građane, diplomatsko osoblje i institucije Kosova.
Učesnici vežbe će uključivati pojačano prisustvo Policije Kosova i bezbednosnog osoblja Ambasade SAD, kao i intenzivniju upotrebu različite policijske opreme i sredstava, poput megafona, sirena i drugih logističkih policijskih vozila.
Dakle, ovo će biti isključivo vežba i ne predstavlja policijsku intervenciju povodom stvarnog incidenta, stoga molimo građane za punu saradnju i razumevanje, posebno učesnike u saobraćaju, da u ovom periodu izbegavaju kretanje u zoni oko Ambasade SAD u Prištini – naselje Arbëria, zbog održavanja vežbe i privremene obustave saobraćaja na pojedinim ulicama u tom području.
Za dodatne informacije ili uputstva, možete kontaktirati Policiju Kosova na broj 192, putem mejla
[email protected], kao i pratiti zvanične stranice Policije Kosova.