Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

A delegation of Kosovo Police paid an official visit to Croatia

Delegacioni i Policisë së Kosovës qëndroi për vizitë zyrtare në Kroaci

07 nëntor 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Hetimeve, z. Agron Nezaj, Drejtori i Departamentit të Njësive Speciale, z. Mentor Shabani, dhe Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, z. Arben Paçarizi, realizuan një vizitë dyditore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Republikës së Kroacisë.
Vizita filloi me një takim bilateral të realizuar ndërmjet drejtorit Hoxha dhe drejtorit gjeneral të Policisë Kroate, z. Nikola Milina, për të vazhduar pastaj me një sërë takimesh të përbashkëta, si me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kroacisë, z. Damir Bariç, dhe drejtorët e departamenteve e drejtorive të të dy policive.
Gjatë takimeve të përbashkëta u diskutuan tema të rëndësishme në fushën e rendit dhe sigurisë publike, në fushën e hetimit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftimit të krimit transkufitar dhe migrimit të paligjshëm, si dhe në fushën e krimeve të luftës, krimeve kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar — diskutime këto që synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejmë ndërinstitucional.
Delegacioni kosovar, përveç vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme, vizitoi edhe Komandën e Ndërhyrjes, ku nga afër u njoftua mbi punën dhe aktivitetet policore që realizohen në këtë qendër, përfshirë prezantimin dhe demonstrimin e pajisjeve teknologjike si dronët, antidronët dhe pajisjet e tjera të njësive speciale.
Vizita dhe takimet e suksesshme rikonfirmuan bashkëpunimin e përhershëm dhe profesional mes dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili ndikon në lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve, realizimin e trajnimeve të avancuara dhe profesionale, si dhe shkëmbimin e përvojave policore në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zbatimit të ligjit.
Krerët e dy policive u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, zbatimin e memorandumeve të mirëkuptimit, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen drejt anëtarësimit të PK-së në organizatat ndërkombëtare ligjzbatuese.
A delegation of Kosovo Police paid an official visit to Croatia
November 7, 2025
The General Director of the Kosovo Police (KP), Colonel Gazmend Hoxha, accompanied by the Director of the Investigation Department, Mr. Agron Nezaj, the Director of the Special Units Department, Mr. Mentor Shabani, and the Director of the International Police Cooperation, Mr. Arben Paçarizi, paid a two-day visit to the General Directorate of the Police of the Republic of Croatia.
The visit began with a bilateral meeting between Director Hoxha and the General Director of the Croatian Police, Mr. Nikola Milina, and continued with a series of joint meetings, including the Deputy Director from Croatia, Mr. Damir Baric, and the directors of departments and directorates of both police organizations.
During the joint meetings, important topics were discussed in the field of public order and security, the field of investigation and combating organized crime and terrorism, combating cross-border crime and illegal migration, in the field of war crimes, cybercrimes and international cooperation, these discussions aimed at increasing cooperation and further inter-institutional advancement.
The Kosovo delegation, in addition to visiting the general directorate, also visited the intervention command, where they were closely informed about the work and police activities carried out in this centre, including the presentation and demonstration of technological equipment such as drones, anti-drones and other equipment of special units.
The successful visits and meetings reconfirmed the permanent and professional cooperation between the two police organizations, a cooperation that facilitates the exchange of information, the implementation of advanced and professional training, as well as the exchange of police experiences in the field of international cooperation and law enforcement.
The heads of the two police organizations pledged to continue mutual cooperation, the implementation of the Memorandums of Understanding, as well as help and support towards the KP’s membership in international law enforcement organizations.
Delegacija Policije Kosova boravila u zvaničnoj poseti Hrvatskoj
07. novembar 2025.
Generalni direktor Policije Kosova (PK), pukovnik Gazmend Hoxha, u pratnji direktora Odeljenja za istrage g. Agron Nezaj, direktora Odeljenja specijalnih jedinica g. Mentor Shabani i direktora za međunarodnu policijsku saradnju g. Arben Paçarizi realizovao je dvodnevnu posetu Generalnoj direkciji Policije Republike Hrvatske.
Poseta je započela bilateralnim sastankom između direktora Hoxhe i glavnog direktora hrvatske policije g. Nikole Miline, nakon čega su usledili brojni zajednički sastanci sa zamenikom direktora hrvatske policije g. Damir Barić kao i direktorima odeljenja i uprava obe policije.
Tokom zajedničkih sastanaka razmatrane su važne teme iz oblasti javnog reda i bezbednosti, istrage i borbe protiv organizovanog kriminala i terorizma, borbe protiv prekograničnog kriminala i ilegalnih migracija, ratnih zločina, sajber kriminala, kao i međunarodne saradnje – sa ciljem jačanja i daljeg unapređenja međuinstitucionalne saradnje.
Delegacija Kosova, pored posete generalnoj direkciji, obišla je i komandu interventne jedinice, gde su se izbliza upoznali sa radom i policijskim aktivnostima koje se sprovode u ovom centru, uključujući prezentaciju i demonstraciju tehnološke opreme kao što su dronovi, antidronovi i druga oprema specijalnih jedinica.
Poseta i uspešni sastanci ponovo su potvrdili trajnu i profesionalnu saradnju između dve policijske organizacije – saradnju koja doprinosi olakšanju razmene informacija, sprovođenju naprednih i profesionalnih obuka, kao i razmeni policijskih iskustava u oblasti međunarodne saradnje i primene zakona.
Čelnici obe policije obavezali su se da će nastaviti međusobnu saradnju, sprovođenje memoranduma o razumevanju, kao i podršku i pomoć u pravcu članstva Policije Kosova u međunarodnim organizacijama za sprovođenje zakona.

 

General Statistics: 2026-06-01
0
Accidents with fatalities
18
Accidents with injuries
21
Accidents without injuries
1842
Traffic tickets imposed
7
Arrests
5
Detention