Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’
Prishtinë, më 26 maj 2025
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit.
Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara.
Gjatë hetimeve, NJRHKEK-Gjilan, ka identifikuar 13 persona të dëmtuar në komunat e Gjilanit dhe Vitisë. Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur.
Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprën penale:
“Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
Të dyshuarit me datën 20.05.2025 janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, ndërsa sot, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.
Zadržana dva osumnjičena lica zbog sumnje na umešanost u krivična dela „prevara“ i „falsifikovanje dokumenata“
Direkcija za istragu ekonomskih zločina i korupcije (DHKEK), Regionalna jedinica za istragu ekonomskih zločina i korupcije u Gnjilanu (NJRHKEK-Gnjilane), u saradnji sa Osnovnim tužilaštvom u Gnjilanu, tokom višemesečne istrage obezbedila je verodostojne dokaze o sumnji da je osumnjičeni G. J. (godina rođenja 1986), u saradnji sa osumnjičenim A. A. (godina rođenja 2000), prevario više građana u regionu Gnjilana.
Osumnjičeni su lažnim i obmanjujućim prikazivanjem uspeli da dovedu građane u zabludu i navedu ih da potpišu ugovore i izvrše avansna plaćanja, a da potom ne dobiju obećane proizvode.
Tokom istrage, NJRHKEK-Gnjilane je identifikovala 13 oštećenih lica u opštinama Gnjilane i Vitina. Ovi građani su ušli u ugovorne obaveze u ukupnom iznosu od 24.607,00 €, dok je 9 od njih izvršilo i avansno plaćanje u iznosu od 3.494,00 €, uz obećanje da će im proizvod i pokloni biti isporučeni nakon potpisivanja ugovora, što se nije dogodilo.
Ovim radnjama stvorena je osnovana sumnja da su osumnjičeni počinili krivična dela:
„Posebni slučajevi falsifikovanja dokumenata“ i „Prevara“.
Osumnjičeni su dana 20.05.2025. ispitani u svojstvu osumnjičenih u prisustvu advokata po službenoj dužnosti, a rešenjem tužioca zadržani su na 48 sati.
Two suspects are being detained on suspicion of involvement in the criminal offenses of ‘fraud’ and ”forgery of documents’
The Directorate for the Investigation of Economic Crimes and Corruption (DHKEK), the Regional Unit for the Investigation of Economic Crimes and Corruption in Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), in cooperation with the Basic Prosecution Office in Gjilan, during the conduct of several months of investigations, has provided reliable evidence for suspicions that the suspect G. J., (year of birth 1986) in collaboration with the suspect A. A., (year of birth 2000) have cheated various citizens in the Gjilan region.
The suspects, through false and deceptive representations, have managed to mislead citizens and induce them to sign contracts and make advance payments without subsequently receiving the promised products.
During the investigation, the RIUECC-Gjilan, has identified 13 injured persons in the municipalities of Gjilan and Viti. These citizens have entered into contractual obligations in a total amount of 24,607.00€, while 9 of them have also paid an advance in the amount of 3,494.00€, with the promise that the product and gifts would be delivered to them after the signing of the contracts, which did not happen.
These actions created a reasonable suspicion that the suspects committed the criminal offense:
“Special cases of document falsification” and “Fraud”.
The suspects were interviewed on 20.05.2025 in the capacity of suspects in the presence of an ex officio lawyer, and today were detained for 48 hours by a prosecutor’s decision.