Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në PKK-Vërmicë -Morine



Prishtinë, 31 mars 2018



Policia e Kosovës (PK), publikon këtë informacion zyrtar me qëllim të informimit të opinionit publik, se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 11:20  përkohësisht  është mbyllur Pika Kufitare në PKK Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.

Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë  për arsye të protestës   që po mbahet  nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit,  dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet  dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër. 


Me respekt
Zyra për Informim e PK-së

Raporto krimin