Arrestohen dy persona nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’

Prishtinë, 9 tetor  2019

 

 

           

Policia e Kosovës, konkretishtDrejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit tëinformatës për  një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluarveprimet operativo-hetimore në koordinim me  prokurorin  kujdestar tëProkurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

 

           Policia, më 08.10.2019, gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuardy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978,nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

 

           Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materialetë cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

 

Viktimat e rastit janë trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtatjanë  dërguar në strehimore të sigurt.

 

Pasintervistimit,   me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë.

 

  

Raporto krimin