Arrestohen katër persona të dyshuar për ‘vjedhje’

Pejë, 12 qershor 2018 


Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Klinë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, pastaj konfiskimin e armëve, pengimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, duke zbatuar  autorizimet dhe kompetencat sipas ligjit.


Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, nga Njësia e hetimeve stacionit policor në Klinë, në bashkëpunim me njësitë  tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, gjatë një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme  operativo – hetimore në zbatueshmerinë e planeve operative, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë  një grup prej katër (4)  personave të dyshuar që kanë kryer këto vjedhje . Të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer këto vjedhje.


                Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin. 


                 Nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë (5) televizion të llojeve te ndryshme, një (1) pompë uji, një (1) motosharrë dhe dy (2) fshesa elektrike.


Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Klinës me rrethinë.


Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Klinës dhe rajon në përgjithësi. 

Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me policinë e shtetit të Kosovës.


         Bashkangjitur do të gjeni foto e mjeteve të vjedhura dhe të sekuestruara nga të dyshuarit si dhe mjete tjera të kundërligjshme.

 

Raporto krimin