Arrestohet një person për lëndim trupor

Prishtinë, 17 mars 2017 – Sot  në ora 09:27, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një sulm fizik.


Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, ku kanë hasur viktimën:

 

o B. K, mashkull , 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte sulmuar në zyrën e tij.


Lidhur me këtë rast  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar:


E. M,   mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës


Ndaj të dyshuarit pas intervistimit si dhe  marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale.


 

Raporto krimin