Ndalohet një person i dyshuar për dy vjedhje të rënda

 

Prishtinë, 30 tetor 2019 – Sot njësitet policore të stacionit të Drenasit, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër të Drenasit, saktësisht në Fabrikën e Feronikelit, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri .

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar:

 L. M. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Raporto krimin