Plagoset një person, arrestohet i dyshuari

Prishtinë, 13 shkurt  2018 – Sot rreth orës 08:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.


Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.


Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:


P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.


Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:


F. F,  mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .


Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar:


një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)

një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), 

një elektroshok. 

pesë  gëzhoja dhe 

2 fishekë.


Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. 

 

Raporto krimin