Policia e Kosovës zhvillon takim informues me kandidatët e interesuar për punësim
Drejtori i Divizionit për Personel dhe Administratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, Kolonel Hilmi Pacolli së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me staf dhe në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të fushatës senzibilizuese dhe informuese për inkurajimin e qytetarëve që të aplikojnë për punësim në Policinë e Kosovës, sot me datën 01.07.2025 kanë mbajtur një takim me kandidatë të interesuar për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë publike.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret që duhet përmbushur, përparësitë që ofron ky profesion, si dhe mundësitë e zhvillimit profesional dhe karrierës brenda Policisë së Kosovës.
Në këtë takim nga udhëheqësit policor, u theksua se Policia e Kosovës është e hapur dhe e gatshme të mirëpresë aplikime nga të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, duke garantuar mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim gjinie apo përkatësie etnike.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave të barazisë, profesionalizmit, integritetit, llogaridhënies dhe përfaqësimit të drejtë.
Me këtë rast Policia e Kosovës inkurajon dhe ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë proces të rekrutimit që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.
Kosovska policija održava informativni sastanak sa kandidatima zainteresovanim za zaposlenje
Direktor Odeljenja za Kadrove i Administraciju Generalne Policijske Direkcije u Prištini, Pukovnik Hilmi Pacoli, zajedno sa direktorom Regionalne Policijske Direkcije u Gnjilanu, Pukovnikom Agron Rukići, sa osobljem i u saradnji sa OEBS-om, u okviru kampanje podizanja svesti i informisanja radi podsticanja građana da se prijave za zaposlenje u Kosovskoj Policiji, danas, 01.07.2025. godine, održao je sastanak sa kandidatima zainteresovanim da postanu deo ove važne institucije javne bezbednosti.
Cilj sastanka bio je direktno informisanje kandidata o procedurama prijavljivanja, kriterijumima koje je potrebno ispuniti, prednostima koje ova profesija nudi, kao i mogućnostima za profesionalni razvoj i karijeru u okviru Kosovske Policije.
Na ovom sastanku, policijski rukovodioci su istakli da je Kosovska Policija otvorena i spremna da primi prijave svih građana Republike Kosovo, garantujući jednake mogućnosti za sve, bez obzira na pol ili etničku pripadnost.
Kosovska Policija ostaje posvećena promociji vrednosti jednakosti, profesionalizma, integriteta, odgovornosti i pravedne zastupljenosti.
Ovom prilikom, Kosovska Policija podstiče i poziva sve zainteresovane strane da se prijave u ovom procesu zapošljavanja kako bi doprineli izgradnji bezbednijeg društva.