Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policija u Prištini zaplenila narkotičke supstance

Policia në Prishtinë konfiskon lëndë narkotike
Prishtinë, më 19 shtator 2025
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, gjatë punës operative në terren, kanë pranuar informatën për përfshirje të dy të dyshuarve në trafikim me lëndë narkotike.
Në vazhdën e trajtimit të rastit, hetuesit e anti-drogës dje (18.09.2025), në orët e mbrëmjes, kanë realizuar një plan taktik për të kapur të dyshuarit. Policia ka arritur ta ndalojë automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, ku gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.5 gramë.
Gjatë realizimit të planit, një i dyshuar tjetër me veturë, me të vërejtur policinë, e ka braktisur veturën dhe ka arritur të ikë. I dyshuari në tokë ka hedhur një qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë p 41.8 gramë, kurse në veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale edhe 180 euro dhe një telefon.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e njërit të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar provat: pesë qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 545.6 gramë, një peshore dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë: substancë që dyshohet të jetë narkotike- marihuanë me peshë 9.2 gramë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike, 179 kavanozë të mbushur me fara në fazën e prodhimit për kërpudha narkotike.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari L. A., mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Police in Pristina seize narcotics
Pristina, September 19, 2025
Police investigators from the Directorate for the Investigation of Narcotics Trafficking, Unit in Pristina, during operational work in the field, have received information about the involvement of two suspects in narcotics trafficking.
In the course of handling the case, anti-drug investigators yesterday (18.09.2025), in the evening hours, have realized a tactical plan to capture the suspects. The police have managed to stop the vehicle in which the suspects were traveling, where during the search, a substance suspected of being a cocaine-type narcotic weighing 0.6 grams and a substance suspected of being a marijuana-type narcotic weighing 3.5 grams were found on one of the suspects.
During the execution of the plan, another suspect in a car, upon noticing the police, abandoned the car and managed to escape. The suspect threw a bag of suspected marijuana weighing 41.8 grams on the ground, while 180 euros and a phone were found and confiscated as material evidence in the car.
The prosecutor was notified about the case and in consultation with him the apartment of one of the suspects was searched, where the following evidence was found and confiscated: five bags of suspected marijuana weighing 545.6 grams, a scale and other relevant evidence related to the case. In the apartment of the other suspect, the following evidence was found and seized: a suspected marijuana weighing 9.2 grams, 15 plastic boxes planted with narcotic mushrooms, 179 jars filled with seeds in the production phase for narcotic mushrooms.
By the decision of the prosecutor, the suspect L. A., a Kosovar male, has been sent to detention for 48 hours.
Policija u Prištini zaplenila narkotičke supstance
Priština, 19. septembar 2025.
Istražitelji iz Direkcije za istragu trgovine narkoticima, Jedinica u Prištini, tokom operativnog rada na terenu, dobili su informaciju o umešanosti dva osumnjičena u trgovinu narkoticima.
U nastavku rada na slučaju, istražitelji za borbu protiv droge juče (18.09.2025), u večernjim časovima, sproveli su taktički plan za hapšenje osumnjičenih. Policija je uspela da zaustavi vozilo u kojem su se osumnjičeni nalazili, a tokom kontrole kod jednog osumnjičenog pronađena je supstanca za koju se sumnja da je kokain, težine 0,6 grama, i supstanca za koju se sumnja da je marihuana, težine 3,5 grama.
Tokom sprovođenja plana, drugi osumnjičeni, primetivši policiju, napustio je vozilo i uspeo da pobegne. Na zemlji je bacio kesu sa supstancom za koju se sumnja da je marihuana, težine 41,8 grama. U vozilu su takođe pronađeni i oduzeti kao materijalni dokazi 180 evra i mobilni telefon.
U vezi sa slučajem obavešten je tužilac, i u konsultaciji sa njim pretražena je kuća jednog osumnjičenog, gde su pronađeni i oduzeti sledeći dokazi: pet kesa sa supstancom za koju se sumnja da je marihuana, težine 545,6 grama, vaga i drugi relevantni dokazi u vezi sa slučajem. U kući drugog osumnjičenog pronađeni su i zaplenjeni sledeći dokazi: supstanca za koju se sumnja da je marihuana, težine 9,2 grama, 15 plastičnih kutija sa posejanim narkotičkim pečurkama i 179 tegli napunjenih semenom u fazi proizvodnje za narkotičke pečurke.
Rešenjem tužioca, osumnjičeni L. A., muškarac, kosovskog državljanstva, smešten je u pritvor na 48 sati.

Opšte statistike: 2026-06-01
0
Nesreće sa fatalitetom
18
Nesreće sa povredjenima
21
Nesreće bez povredjenih
1842
Izrećene saobraćajne tikete
7
Hapšenja
5
Na zadržanje