Arrestohen tre persona të dyshuar (të mitur) për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”
Mitrovicë Veri , 01 Tetor 2025
Me datë 30.09.2025 në Mitrovicë Veri, hetuesit policorë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar të mitur për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
1. I.D. – 2010
2. J.S. – 2010
3. V.M. – 2011
Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 28 Shtator në Mitrovicë Veri, kur ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht derisa po lëvizte në rrugën “Lola Ribar” dhe të njëjtit gjithashtu kishin kanosur nipin e tij të mitur, ankuesi pas rastit kishte pranuar edhe trajtim mjekësor.
Arrestimi i të miturve është realizuar në qytetin e Mitrovicës Veri, ndërsa ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të njëjtit janë liruar, ndërsa ndaj tyre janë inicuar raste për veprat penale:
“Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, gjithashtu i inkurajon qytetarët që të raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Trojica osumnjičenih (maloletnika) uhapšena zbog krivičnih dela „Laka telesna povreda“ i „Pretnja“
Mitrovica Sever 01.Octobar 2025
Dana 30.09.2025. godine u Severnoj Mitrovici, policijski istražitelji su, u okviru istrage za rasvetljavanje krivičnih dela, identifikovali i uhapsili trojicu maloletnih osumnjičenih za krivična dela „Laka telesna povreda“ i „Pretnja“.
1. I.D. – 2010
2. J.S. – 2010
3. V.M. – 2011
Hapšenje trojice osumnjičenih izvršeno je na osnovu osnovanih sumnji da su umešani u slučaj prijavljen 28. septembra u Severnoj Mitrovici, kada je podnosilac prijavio da je fizički napadnut dok je šetao ulicom „Lola Ribar“ i da su iste osobe pretile i njegovom maloletnom nećaku. Podnosilac prijave je takođe dobio medicinsku pomoć nakon incidenta.
Hapšenje maloletnika je izvršeno u gradu Severna Mitrovica, dok su ispitivani na osnovu zakonske procedure. Po nalogu državnog tužioca, nakon ispitivanja, pušteni su na slobodu, dok su protiv njih pokrenuti postupci za krivična dela: „Lake telesne povrede“ i „Pretnje“.
Kosovska policija ostaje posvećena borbi protiv nasilja i bezbednosti građana i takođe podstiče prijavljivanje sličnih slučajeva kako bi se mogle preduzeti neophodne pravne radnje.