Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, që ka ndodhur me datë 05.01.2026.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarin A.K, 29 vjeç dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Uhapšen je jedan osumnjičeni za pucanje iz vatrenog oružja
Direkcija policije glavnog grada, nakon istražnog i operativnog rada, uspjela je identificirati i uhapsiti jednu osobu osumnjičenu za pucanje iz vatrenog oružja u Prištini, koje se dogodilo 05.01.2026.
Sektor za istrage glavnog grada uspešno je realizovao istražni rad, hapšenjem osumnjičenog A.K., 29 godina i oduzimanjem oružja za koje se sumnja da je korišteno u incidentu.
U koordinaciji sa Državnim tužiocem pokrenut je slučaj za krivično djelo „Upotreba oružja ili opasnog sredstva“ i ista osoba je zadržana u pritvoru 48 sati.