Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë, rrisin kapacitetet në fushën e provave digjitale përmes trajnimit të Departamentit të Drejtësisë
Nga 2 deri më 13 shkurt 2026, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, morën pjesë në një trajnim profesional të udhëhequr nga Programi Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnimin e Hetimeve Penale i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së (DOJ-ICITAP), i fokusuar në mbledhjen, ruajtjen dhe analizimin e provave digjitale.
Gjithsej 20 pjesëmarrës, që përfaqësonin Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, përfunduan me sukses kursin “Mobile Device and SQLite Forensics”, të udhëhequr nga ekspertë të DOJ-ICITAP nga selia qendrore. Ky trajnim u dizajnua për të forcuar më tej kapacitetet e të dy institucioneve në fushën e zhvillimit të forenzikës digjitale.
Trajnimi ofroi metodologji të avancuara për ekzaminimin e pajisjeve mobile dhe analizimin forenzik të bazave të dhënave SQLite-komponentë thelbësorë në hetimet moderne digjitale. Pjesëmarrësit avancuan aftësitë praktike në identifikimin, nxjerrjen, analizimin dhe paraqitjen e provave digjitale, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e provueshmërisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua ruajtjes së integritetit dhe zinxhirit të ruajtjes së provave digjitale, si dhe përdorimit të mjeteve të specializuara forenzike për mbështetjen e rasteve komplekse penale.
Kjo iniciativë pasqyron bashkëpunimin e fortë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe atyre forenzike të Kosovës me DOJ-ICITAP pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Përmes investimit në zhvillimin profesional dhe ekspertizën teknike, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë forcojnë angazhimin e përbashkët me Shtetet e Bashkuara për rritjen e kapaciteteve institucionale, promovimin e drejtësisë penale dhe avancimin e sigurisë publike.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e kapaciteteve operacionale, profesionalizmit dhe ekselencës hetimore. Pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj DOJ-ICITAP për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kosovo Police and Kosovo Forensic Agency Gain Enhanced Digital Evidence Capacities through Department of Justice Training
On February 2-13, 2026, Kosovo Police and Kosovo Forensic Agency staff participated in a skills development training led by the U.S. Department of Justice’s International Criminal Investigative Training Assistance Program (DOJ-ICITAP) that focused on the collection, preservation, and analysis of digital evidence.
A total of 20 participants, representing the Kosovo Police and the Kosovo Forensic Agency, successfully completed the DOJ-ICITAP-led “Mobile Device and SQLite Forensics Course.” The course was delivered by DOJ-ICITAP headquarters based forensic advisor that was designed to further strengthen the two agency’s capabilities in the evolving field of digital forensics.
The training provided advanced methodologies in mobile devices examination and the forensic examination of SQLite databases-critical components in modern digital investigations. Participants enhanced their practical skills in identifying, extracting, analyzing, and presenting digital evidence in accordance with international best practices and evidentiary standards. Emphasis was placed on maintaining the integrity and chain of custody of digital evidence, as well as applying specialized forensic tools to support complex criminal cases.
This initiative reflects Kosovo law enforcement and forensic institutions’ strong and ongoing collaboration with U.S. Embassy Pristina’s DOJ-ICITAP. By investing in professional development and technical expertise, the Kosovo Police and Kosovo Forensic Agency reinforce the shared commitment to United States priorities through strengthening institutional capacity, promoting good criminal justice, and enhancing public safety skills.
The Kosovo Police remain steadfast in their commitment to advancing operational capabilities, professionalism, and investigative excellence. Participants expressed their sincere appreciation to DOJ-ICITAP for their continued partnership and support in building a safer, more secure future for all citizens of Kosovo.
Policija Kosova i Kosovska Agencija za Forenziku Unapređuju Kapacitete u Oblasti Digitalnih Dokaza kroz Obuku Departmana Pravde
U periodu od 2. do 13. februara 2026. godine, službenici Policije Kosova i Kosovske Agencije za Forenziku učestvovali su u profesionalnoj obuci koju je vodio Međunarodni Program za Pomoć u Obuci Kriminalističkih Istraga Departmana Pravde Sjedinjenih Američkih Država (DOJ-ICITAP), sa fokusom na prikupljanje, čuvanje i analizu digitalnih dokaza.
Ukupno 20 učesnika, koji su predstavljali Policiju Kosova i Kosovsku Agenciju za Forenziku, uspešno su završili kurs „Mobile Device and SQLite Forensics“, koji su vodili eksperti DOJ-ICITAP-a iz centralne kancelarije. Ova obuka je osmišljena kako bi dodatno ojačala kapacitete obe institucije u oblasti digitalne forenzike.
Obuka je obuhvatila napredne metodologije za ispitivanje mobilnih uređaja i forenzičku analizu SQLite baza podataka — ključnih komponenti savremenih digitalnih istraga. Učesnici su unapredili praktične veštine u identifikaciji, ekstrakciji, analizi i prezentaciji digitalnih dokaza, u skladu sa najboljim međunarodnim praksama i standardima dokazivosti. Posebna pažnja posvećena je očuvanju integriteta i lanca čuvanja digitalnih dokaza, kao i upotrebi specijalizovanih forenzičkih alata za podršku složenim krivičnim predmetima.
Ova inicijativa odražava snažnu i kontinuiranu saradnju između institucija za sprovođenje zakona i forenzičkih institucija Kosova sa DOJ-ICITAP-om pri Ambasadi Sjedinjenih Američkih Država u Prištini. Kroz ulaganje u profesionalni razvoj i tehničku ekspertizu, Policija Kosova i Kosovska Agencija za Forenziku jačaju zajedničku posvećenost sa Sjedinjenim Američkim Državama u cilju povećanja institucionalnih kapaciteta, unapređenja krivične pravde i jačanja javne bezbednosti.