Policia e Kosovës dëshmon profesionalizëm dhe zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askush nuk është mbi ligjin
Policia e Kosovës në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës njofton opinionin publik se aktivitetet policore të realizuara sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve të iniciuara dhe ndërmarra nga vetë Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente të drejtësisë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete operative dhe hetimore për një periudhe disa mujore, ndërsa për të gjitha dyshimet e ngritura për përfshirjen e disa zyrtarëve janë njoftuar me kohë organet kompetente të drejtësisë dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me të cilat është zhvilluar bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë gjatë gjithë procesit hetimor.
Policia e Kosovës sipas informacioneve që posedon, nga autoritetet kompetente gjatë operacionit janë arrestuar dhe derguar në mbajtje tre (3) zyrtarë policorë, ndaj të cilëve do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me autorizimet dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.
Policia e Kosovës rithekson se mbetet e vendosur dhe pa asnjë kompromis në trajtimin e çdo rasti të dyshuar të përfshirjes në aktivitete të kundërligjshme, pavarësisht pozitës, rolit apo funksionit që ushtrojnë personat e përfshirë. Çdo zyrtar që bie ndesh me ligjin dhe standardet profesionale do të përballet me masa rigoroze ligjore.
Luftimi i krimit dhe korrupsionit në çdo nivel mbetet prioritet institucional i Policisë së Kosovës. Aktivitetet dhe operacionet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Policia e Kosovës njëkohësisht inkurajon qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe autoritetet tjera ligj zbatuese dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, pa dallim të personave apo funksioneve që ata ushtrojnë në mënyrë që sa më parë të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë.
Kosovo Police demonstrates professionalism and zero tolerance towards illegality, no one is above the law
The Kosovo Police, on behalf of the General Director of the Kosovo Police, informs the public opinion that the police activities carried out today in coordination with the Basic Prosecution Office in Pristina and the Kosovo Police Inspectorate are the result of intensive investigations and actions initiated and undertaken by the Kosovo Police itself in cooperation with the competent justice authorities.
Regarding this case, the Kosovo Police has undertaken concrete operational and investigative actions for a period of several months, while all suspicions raised about the involvement of some officers have been promptly notified to the competent justice bodies and the Kosovo Police Inspectorate, with whom close cooperation and coordination has been developed throughout the investigative process.
According to the information it possesses, during the operation, three (3) police officers have been arrested and taken into custody by the competent authorities, against whom further legal procedures will continue in accordance with the authorizations and competencies of the responsible institutions.
The Kosovo Police reiterates that it remains determined and without any compromise in dealing with any suspected case of involvement in illegal activities, regardless of the position, role or function exercised by the persons involved. Any officer who violates the law and professional standards will face rigorous legal measures.
Fighting crime and corruption at every level remains an institutional priority of the Kosovo Police. Activities and operations to identify and bring to justice persons involved in criminal activities will continue without interruption.
Policija Kosova pokazuje profesionalizam i nulu toleranciju prema nezakonitosti, niko nije iznad zakona.
Policija Kosova u ime Generalnog Direktora Policije Kosova obaveštava javnost da su policijske aktivnosti realizovane danas u koordinaciji sa Osnovnim tužilaštvom u Prištini i Policijskim Inspektoratom Kosova, rezultat intenzivnih istraga i akcija koje je pokrenula i preduzela sama Policija Kosova u saradnji sa nadležnim pravosudnim autoritetima.
U vezi s ovim slučajem, Policija Kosova je preduzela konkretne operativne i istražne mere tokom nekoliko meseci, dok su sve sumnje o uključivanju nekih zvaničnika blagovremeno prijavljene nadležnim organima pravde i Inspektoratu Policije Kosova, sa kojima je tokom celog istražnog procesa ostvarena bliska saradnja i koordinacija.
Policija Kosova prema informacijama koje poseduje, od strane nadležnih tokom operacije su uhapšena i upućena na zadržavanje tri (3) policijskih službenika, protiv kojih će se nastaviti dalji pravni postupci u skladu sa ovlašćenjima i nadležnostima odgovornih institucija.
Policija Kosova ponovo naglašava da ostaje odlučena i bez ikakvog kompromisa u tretmanu svakog sumnjivog slučaja uključivanja u nezakonite aktivnosti, bez obzira na poziciju, ulogu ili funkciju koju obavljaju uključeni pojedinci. Svaki zvaničnik koji prekrši zakon i profesionalne standarde suočiće se sa rigoroznim pravnim merama.
Borba protiv zločina i korupcije na svakom nivou ostaje institucionalni prioritet Policije Kosova. Aktivnosti i operacije za identifikaciju i dovođenje pred pravdu osoba umešanih u kriminalne aktivnosti nastaviće se bez prekida.
Policija Kosova istovremeno ohrabruje građane da nastave saradnju sa Policiju Kosova i drugim zakonodavnim autoritetima i da prijave svaku informaciju koja može pomoći u sprečavanju i borbi protiv zločina i korupcije, bez obzira na osobe ili funkcije koje obavljaju, kako bi se što pre omogućilo njihovo dovođenje pred organe pravde.
The Kosovo Police also encourages citizens to continue their cooperation with the Kosovo Police and other law enforcement authorities and to report any information that may help prevent and combat crime and corruption, regardless of the persons or functions they exercise, so that they can be brought before the justice authorities as soon as possible.