Demant në lidhje me raportimet e sotme për aktivitetin “Defilim i maturantëve në Mitrovicë të Veriut”
Mitrovicë Veri , 23 Maj 2025
Policia e Kosovës, stacioni në Mitrovicë të Veriut, dëshiron të sqaroj për opinionin publik që një pjesë e raportimeve për “protestë” dhe “eskalim” në Mitrovicë të Veriut janë të pavërteta dhe të pasakta.
Aktiviteti të cilit i referohen këto raportime nuk kanë të bëjë as me protestë e aq më pak me ndonjë eskalim. Aktiviteti në fjalë është defilim i maturantëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilin paraprakisht ata e kanë njoftuar në Policinë e Kosovës.
Me rastin e raportimit dhe njoftimit Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen dhe kujdesin për këtë aktivitet, i cili ka përfunduar qetë dhe pa ndonjë problem.
Gjatë festimit të maturës kan ndodhur disa provokime dhe me qëllim evitimin e ndonjë përshkallëzimi Policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre pa pasur nevojë për reagim shtesë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike. Njëkohësisht, inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo sjellje të rrezikshme në numrin emergjent 192, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt për të gjithë.
—
Demantovanje u vezi sa danasnjim izvestajima o aktivnosti povodom “Maturske parade u Severnoj Mitrovici”
Mitrovica Sever, 23. maj 2025.
Policija Kosova, stanica u Severnoj Mitrovici zeli da razjasni za javnost da su neki od izvestaja o protestima i eskalaciji u Severnoj Mitrovici neistiniti i netacni.
Aktivnost na koju se ovi izvestaji odnose nema nikakve veze sa protestima, a jos manje sa bilo kakvom eskalacijom. U pitanju je paradia maturanta srednjih skola iz opstine Severna Mitrovica, o kojoj su prethodno obavestili Kosovsku Policiju.
Nakom prijavlivanja i obavestavanja, Policia Kosova je obezbedila nesmetano hod i nastavak ove aktivnosti, koja ja zaversena mirno i bez ikakvih problema.
Tokom proslave mature dogodilo se nekoliko provokacija i kako bi se izbegla bilo kakva eskalacija, policija je reagovala. Situacija se smirila i maturanti su nastavili slavlje bez potrebe za dodatnom reakcijom.
Policija Kosova zahvaljuje građanima na saradnji i angazovanju u očuvanju javne bezbednosti, te ohrabruje sve građane da nastave da prijavljuju svaki sumnjiv ili opasan slučaj putem hitnog broja 192, kako bismo zajedno doprineli sigurnijem okruženju za sve.