Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar e armëve në Ferizaj
Me datën 17 mars 262026 në dy raste të ndara në Ferizaj janë sekuestruar armë zjarri.
Rreth orës 18:25, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rrahje në progres në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Patrullat policore dhe Njësiti i Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë intervistuar të gjithë personat e përfshirë. Nga hetimet është mësuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Gjatë veprimeve hetimore, nga i dyshuari O. H. (22 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me katër (4) fishekë, si dhe një armë lodër.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar rastet për veprat penale ‘sulm’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari O. H. është ndaluar për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rreth orës 23:30, në kuadër të planit operativ “Parandalimi i vjedhjeve”, në fshatin Jezerc të Ferizajt, është ndaluar një veturë e tipit Shkoda me targa vendore.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari B. G. (38 vjeç) është gjetur një armë zjarri dhe gjashtë (6) fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Rasti është cilësuar ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Neovlašćeno vlasništvo, kontrola ili posedovanje oružja u Uroševcu
Dana 17.03.2026. godine, vatreno oružje je zaplenjeno u dva odvojena slučaja u Uroševcu.
Oko 18:25, policijska stanica u Uroševcu je primila informaciju o tuči koja je u toku u ulici „Redžep Bislimi“ u Uroševcu.
Policijske patrole i Istražna jedinica izašle su na lice mesta, gde su ispitane sve umešane osobe. Iz istrage je saznato da je, nakon verbalnog spora, šest osoba učestvovalo u fizičkom obračunu.
Tokom istražnih radnji, od osumnjičenog O.H. (22 godine) zaplenjeno je vatreno oružje (pištolj) sa četiri (4) metka, kao i pištolj igračka.
Državni tužilac je obavešten o slučaju i pokrenuti su postupci za krivična dela „Napad“, „Pretnja“ i „Neovlašćeno posedovanje, kontrola ili držanje oružja“. Osumnjičeni O.H. je pritvoren 48 sati, dok su ostali osumnjičeni pušteni u redovnom postupku.
U međuvremenu, oko 23:30, u okviru operativnog plana „Sprečavanje krađe“, u selu Jezerce u Uroševcu, zaustavljeno je vozilo tipa Škoda sa lokalnim registarskim tablicama.
Tokom pretresa, kod osumnjičenog B.G. (38 godina) pronađeno je vatreno oružje i šest (6) metaka. Osumnjičeni je sproveden u policijsku stanicu u Uroševcu i ispitan u prisustvu advokata.
Slučaj je klasifikovan kao „Neovlašćeno posedovanje, kontrola ili držanje oružja“, dok je osumnjičeni pušten u redovnom postupku.
